Maqedoni, ja në sa vendvotime votohet sot

Zgjedhjet e sotme lokale në Maqedoni mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas Listë zgjedhore të mbyllur të Komisionit shtetëror zgjedhor, të drejtë vote në Zgjedhjet lokale kanë 1.814.644 votues në Maqedoni.

Në ekstraktet nga Lista zgjedhore janë regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 votues janë me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, 1.882 gjatë zgjedhjeve ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg apo janë në paraburgim, ndërsa nëntë votues janë regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është caktuar pas dy javëve, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24:00, pas çka pason hesjtja zgjehdore për rrethin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button