Ja sa votues kanë dalë deri në orën 13 në Gjevgjeli, Dojran, Vallandovë dhe Veles

Deri në orën 13 në komunën e Gjevgjelisë nga 19.413 votuesit e regjistruar në listën e vetme zgjedhore, për dy kandidatë për kryetar komune dhe katër lista të këshilltarëve kanë votuar 6.977 votues ose 35,9 për qind.

Nga KKZ Bogdanc informuan se deri në orën 13 kanë votuar 2.469 qytetarë (35,9 për qind) nga 6.876 qytetarët e regjistruar votën e tyre e kanë dhënë për njërin nga kandidatët për kryetar komune dhe listat e këshilltarëve.

Në komunën e Dojranit të drejtën e votës deri në orën 13 e kanë shfrytëzuar 830 qytetarë ose 33,2 për qind nga të regjistruarit në listën zgjedhore, ndërsa në komunën e Vallandovës jehona deri në orën 13 është 30,05 për qind, gjegjësisht kanë votuar 3.041 qytetarë.

Në të gjitha katër komunat zgjedhjet deri tani po zhvillohen pa incidente, qetë dhe pa parregullsi, njoftuan nga komisionet komunale të zgjedhjeve.

Jehona në Veles deri në orën 13:00 është 30,72 për qind e votuesve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, konfirmoi Komisioni Komunal i Zgjedhjeve Veles.

Lili Velkovska, kryetare e KZK Veles, informoi se të drejtë vote kanë 46,525 qytetarë, të cilët sot votojnë në 84 vendvotime në komunë.

“Zgjedhjet zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa incidentet e vogla ndërkaq zgjidhen me dialog dhe bisedime të përbashkëta”, potencoi Velkovska.

Nga KKZ Veles iu bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në vendvotime dhe deri në orën 19:00 ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button