Problemet kyçe me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Kërçovës

Kandidatët për kryetar të komunës së Kërçovës, pas fitimit të mandatit do të ballafaqohen me probleme si pasojë e mos realizimit të projekteve të premtuara gjatë mandatit të tij të kryetarit të tanishëm Fatmir Deari.

Ai premtoi se prioritet do të ketë realizimin e planit gjeneral urbanistik, që nuk e realizoj, por megjithatë në faqen e komunës ka informacione për ndryshime të planit detal urbanistik në rajone të ndryshme të qytetit por nuk ka informacione për realizimin e tij.

LEXO: Kërçove, projektet prioritare të Deharit

Gjithashtu kjo komunë ballafaqohet me mungesën e deponisë komunale. Ekziston një deponi e vjetër e pa rregulluar në afërsi të stadiumit të qytetit dhe në qendër të qytetit, ku shpesh herë hapen zjarre dhe banorët tërë kohën ankohen për ajrin e ndotur dhe për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e deponisë, problem ky që daton me vite.

LEXO: Ademi, prezanton projektet e reja për Kërçovën dhe regjionin

LEXO: Deponia në Kërçovë, gërmadhë plehrash afër shtëpive

Problem tjetër për banorët e komunës së Kërçovës është mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm. Deri më tani është realizuar vetëm projekti për ujësjellësin në Zajas. Ish kryetari premtoi se deri në fund të 2017 ky projekt duhet realizuar, që bie në kurrizin e kryetarit të ri që ta përfundoj të njëjtin.

LEXO: Ademi, prezanton projektet e reja për Kërçovën dhe regjionin

LEXO: Analizë: Maqedoni, ndahen miliona për pastrim, por uji mbetet jo i pijshëm!

Po ashtu projekti për revitalizimin e kalasë së Kërçovës ngeli i pa realizuar, dhe nuk ka asnjë informacion në ueb faqen e komunës lidhur me realizimin e tij apo çfarë u bë deri më tani. Madje edhe qendrat rekreative që u premtuan në këtë lokacion nuk janë realizuar, gjë që ngelet për të parë se sa do të realizohen nga kryetari i ri të cilin do ta përkrahin banorët për mandatin e ardhshëm katër vjeçar

LEXO: Pas tre dekadave do të ekzaminohet Kalaja e Kërçovës

LEXO: Në Kalanë e Kërçovës rinisin gërmimet pa arkeolog shqiptar

Përgjegjësi e kryetarit të ri po ashtu është edhe rikonstruimi dhe ndërtimi i kanalizimeve të reja në këtë komunë, gjë që nuk arriti të realizohet mandatin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP