Në Kalanë e Kërçovës rinisin gërmimet pa arkeolog shqiptar

Kalaja e Kërçovës, për herë të parë pas tridhjetë viteve po i nënshtrohet gërmimeve dhe ekzaminimeve për të vërtetuar periudhën e ndërtimit të saj, njofton Alsat-M.

Projekti është bërë para 4 viteve por është shtyrë në mungesë të një
arkeologu shqiptar që do të ishte pjesë e grupit të arkeologëve të tjerë, vendi i të cilit mbetet ende i hapur. Sipas Drejtorit të Muzeut të Kërçovës, historianit Ilmi Veliu, për zbulimin e prejardhjes së kësaj kalaje janë të interesuar edhe arkeologët dhe historianët maqedonas sepse ndryshe, pretendimet për historinë e saj, mbeten vetëm fjalë.

“Për t’u vërtetuar themelet e një kalaje, duhet dhe janë të domosdoshme gërmimet arkeologjike dhe ne edhe si historian por edhe si muze i Kërçovës, por edhe si Kërçovë dhe vetë komuna jemi të interesuar që të vërtetohen themelet e Kalasë së Kërçovës; janë themele antike, të kohës ilire, të kohës bizantine ose të kohës osmane. Ne pretendojmë se kjo kala është kalaja e Uskanës dhe Tiklidhi e përmend Uskanën në shekullin e dytë para erës sonë. Uskana ka qenë qytet me dhjetë mijë banorë dhe kjo do të thotë se ajo duhet të ketë qenë një kala e madhe”, deklaroi Ilmi Veliu, drejtor i Muzet të Kërçovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button