Sasha Bogdanoviq do të jetë kandidat i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër

Sasha Bogdanoviq do të jetë kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Këtë gjë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili në pyetjet gazetareske, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor,  se kush do të jetë kandidat i LSDM-së për komunën Qendër, ai u përgjigj Sasha Bogdanoviq.

Bogdanoviç ka rrugëtim të lehtë sepse do të gëzojë mbështetjen e Andrej Zhernovski i cili u largua nga kandidatura e pavarur e tij për Komunën Qendër.

Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP