KSHZ: Edhe katër ditë, partitë duhet ti parashtrojnë kandidatët për kryetar komune

Kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afati për parashtrimin e listave për kandidat për kryetar dhe anëtarë të këshillave. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan se afati skadon në mesnatë më 14 shtator. 

“Në faqen e internetit të KSHZ  janë vënë në dispozicion të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat parashtruesit duhet ti dorëzoj së bashku me listën deri te Komisionet kompetente komunale zgjedhore. U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që kanë për qëllim  parashtrim të listave të shqyrtojnë udhëzuesin i cili është në dispozicion në faqen e internetit të KSHZ me qëllim të informimit të tyre sa më të saktë”, njofton KSHZ në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button