Ganiu tregoi arsyet se pse kandidoi për Komunën e Çairit (VIDEO)

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim pasi dha dorëheqje nga posti ministror, bëri të ditur se qëllimi i kandidimit për kryetar të Komunës së Çairit ka të bëjë me detektimin e anomalive të kësaj komune, kuptimin e problemeve reale të qytetarëve si dhe që t’i jepet sharm Komunës së Çairit, raporton Portalb.mk.

“Duke pasur synim që t’i japim sharm Çairit tonë të bukur, kam mirëpritur shansin që të jem kandidat për kryetar të Komunës së Çairit. Këtu u rita, mes njerëzve të mirë, mes bashkëqytetarëve dhe fqinjëve që nuk i ka kush. Çairi është rruga ime, mëhalla ime e gjithë komuna. Është nder dhe sfidë e madhe që të marr përgjegjësinë për zhvillim të ardhshëm të Çairit, më të bukur dhe modern, për të cilin nuk do të reshti së punuari”, tha Ganiu.

Siç bëri të ditur ai, problemet do t’i detektojë duke trokitur derë më derë dhe duke i bërë qytetarët e Çairit përpilues të programit komunal.

“Gjatë fushatës do të shkoj të trokas derë më derë te çdo qytetarë që të jem zëri i tyre gjatë hartimit të planeve zhvillimore të Komunës së Çairit. Me ekipin tim kemi skicuar një plan se si duhet të duket Çairi pas katër vjetësh, por vlerësoj se i njëjti do të plotësohet përmes kontakteve me qytetarët e Çairit”, Ganiu.

“Ne do të arrijmë t’i detektojmë problemet e qytetarëve dhe ti eliminojmë anomalitë për një Çair më të bukur”, tha Ganiu, ku duke dëshmuar sinqeritet dhe ndershmëri kërkoi verdiktin e qytetarëve.

Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button