Zgjedhjet lokale: Ganiu jep dorëheqje, Osmani në pushim vjetor (VIDEO)

Meqë kanë mbetur edhe dy ditë deri te shpallja e kandiatëve për kryetar dhe këshilla komunal për zgjedhjet lokale në Maqedoni, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Çairit, Visar Ganiu ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, kurse zëdhënësi i saj Bujar Osmani ka marrë pushim vjetor në Sekretariatin për Çështje Evropiane, raporton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Osmani, kjo bëhet me qëllim sepse kanë mbetur pak ditë që të shpallen kandidatët për kryetar dhe këshilla komunal, fillon fushata zgjedhore dhe me qëllim që të ndahet shteti nga partia.

“Në kuadër të fushatës, planifikoj të marr pushim vjetor me përjashtim të aktiviteteve të domosdoshme në SÇE, për këtë dua të siguroj se pozicionin e zëvendës/kryeministrit do ta ndajë krejt me qëllim të mos abuzohet posti im shtetëror. Edhe Visari Ganiu jep sot dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Arsimit. Nga strukturat e partisë mu dha besimi që të jemi në krye të Shtabit zgjedhor në Çair, është nder por kënaqësia është e madhe t’i prijë ekipit dhe fitores së Visar Ganiut, karakterin e tij e njohin mirë edhe qytetarët tanë. Janë zgjedhje të rëndësishme për vendin tonë, pasi zgjedhjet e besueshme janë kurora e planit 3-6-9 ku duhet të tregojmë pjekurinë tonë si sistem. Ndarja e partisë nga shteti është një nga kriteret më të rëndësishme në planin 3-6-9”, tha Osmani.

Ndërkohë që të njëjtën e tha edhe Visar Ganiu.

“Pajtohem me atë që e tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe sot jap dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të arsimit”, tha Ganiu.

Përndryshe, këto dorëheqje jepen për shkak se më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal, ndërkohë që nëse në atë listë të kandidatëve ka emra të funksionarëve shtetëror, të njëjtët duhet të heqin dorë nga pozitat e pushtetit qendror. Kështu qëndron me zëvendësministrin e Arsimit, Visar Ganiun i cili është kandidati për kryetar të Çairit.

Ndryshe, fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button