VMRO-DPMNE ngrit interpelanca, për të parandaluar zbardhjen e krimit para zgjedhjeve lokale

Interpelancat e VMRO-DPMNE-së ndaj ministrave të Qeverisë së Maqedonisë janë përpjekje për blerje kohe të shkarkimit të prokurorit publik Marko Zvërlevski, ndryshimit të kursit politik dhe formimit të një Qeverie më transparente dhe llogaridhënëse. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk eskperti juridik, Denko Maleski dhe analisti politik, Dame Çkatrovski.

Image may contain: 1 personSipas Çkatrovskit interpelancat dalin nga kaosi brendapartiak i VMRO-DPMNE-së dhe kanë për qëllim të pengojnë zbulimin e krimeve para zgjedhjeve lokale.

“Kaosi në VMRO-DPMNE nxjerr edhe hapa të palogjikshme. Njëra nga ata është edhe shkarkimi i ministrave. VMRO-DPMNE-ja në agjendë ka vetëm bllokimin e Kuvendit vetëm e vetëm që të mos ndërrohet Zvërlevski para zgjedhjeve lokale. Frikësohen nga emërimi i prokurorit të ri publik i cili do të mund të niste procedura hetimore për shumë kallëzime penale të cilat nuk janë përfshirë në punën e Prokurorisë Speciale Publike. Gjithçka çfarë bëjnë është dëshmi se VMRO-DPMNE-ja frikësohet nga reformat në gjyqësor dhe se gjatë këtyre 11 vjetëve kanë bërë shumë krimet”, tha Çkatrovski.

Ndërkaq eksperti juridik Denko Maleski thotë se interpelancat krahas që do të pengojnë formimin e një Qeverie llogaridhënëse dhe të përgjegjshme, për të cilën ka nevojë të madhe Maqedonia, do të pengojë edhe ndërtimin e sistemit demokratik.

Denko Maleski“Pas gjithë kësaj që kaloi Maqedonia, zgjedhjet, kostituimi i Kuvendit dhe ardhja e Qeverisë së re, opozita maqedonase duhej të bashkëpunonte me shumicën parlamentare në ndërtimin e  sistemit demokratik në Maqedoni ku do të kemi kontrolle ndaj pushtetit me transparencë dhe llogaridhënie të Qeverisë së re. VMRO-DPMNE tërë vëmendjen e tyre duhet ta përqendrojnë në këtë drejtim dhe jo të tentojë që edhe më tej të zhvillojë obstruksione, siç janë interpelancat dhe moslejimi i ndryshimit të prokurorit publik. Kjo do të jetë e dëmshme për ata sepse nëse nuk bashkëpunojnë me Qeverinë e re sa i përket ndërtimit të llogaridhënies dhe transparencës, në të cilën edhe ato kanë rol të rëndësishëm kurse Maqedonia sërish nuk do të mund ta ketë atë çfarë ka nevojë, qeverinë llogaridhënëse dhe transparente ndaj të cilës opozita duhej ta kishte rolin e kontrolluesit”, tha Maleski.

Përndryshe, interpelancat lejohen me Kushtetutën e Maqedonisë. Ja çfarë thotë neni 72 i saj për të njëjtat.

Interpelanca, Kushtetuta e RM-se

Interpelancat nuk janë e dhënë se do të kemi shkarkim të ministrave

Interpelanca, Rregullorja e Kuvendit, 1

Krahas me Kushtetutë, interpelancat parashihen edhe me Rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës ndjekja e interpelancave mund të rezultojë edhe me mocion besimi të Qeverisë.

Mirëpo, meqë qytetarët e Maqedonisë edhe më parë janë ndeshur me këtë lloj veprimi, kur opozitarja e mëhershme LSDM parashtronte interpelanca për ministrat e VMRO-DPMNE-së, të njëjtët as nuk u paraqitën në llogaridhënie e as që dhanë dorëheqje. Interpelancë ka pasur edhe për Gjorge Ivanov por që i njëjti vazhdon ta kryejë edhe më tej funksionin e kryetarit të Maqedonisë. Sipas kësaj dhe siç vlerësoi juristi Denko Maleski nuk mund të kemi as tash shkarkime dhe mocion besimi të Qeverisë.

“Nuk mund të pritet shkarkim i ministrave nga këto interpelanca ngaqë shumica parlamentare e ka fjalën e fundit. Nuk do të ndryshohet asgjë në sistemin politik në Maqedoni dhe do të rikthehet tregimi i vjetër në Maqedoni nëse edhe më tej kemi interpelanca nga VMRO-DPMNE”, tha Maleski.

Interpelanca, Rregullorja e Kuvendit, 2Krahas kësaj, interpelancat do të duhej të futeshin në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë në afat kohor prej 15 ditë pas parashtrimit të saj me shkrim të nënshkruar nga pesë deputetë. Ajo i paraqitet kryetarit të Kuvendit i cili cakton seancë ku do të diskutohet për të njëjtat. Seanca e diskutimit për interpelancat zgjat një ditë.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja brenda dy javëve, derisa zgjat debati në Kuvendin e Maqedonisë për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski ka ngritur interpelancë për ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovskën, ministrin e Bujqësisë Lubço Nikollovskin, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrovin, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadullah Duraki si dhe për ministrin e Financave, Dragan Tevdovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP