VMRO-DPMNE-ja ngriti interpelancë edhe për ministrin e Shëndetësisë, reagon Taravari

Opozita e VMRO-DPMNE-së ka ngritur interpelancë edhe për ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin të cilin tre ditë e akuzojnë se fsheh për rastin e vajzës me zorrën e verbër të plasur në trup (apendiciti), vajza e cila ndërroi jetë, njofton Portalb.mk.

“Ministri Taravari është i paguar nga qytetarët që t’i zgjidh problemet e tyre dhe të kontribuojë për shëndetësi të mirë. Mirë është që Taravari të jetë më shumë në punë sesa në pushim me paratë që i merr. Mirë është që më shumë të bashkëpunojë sesa të shfletojë nëpër internet, por edhe online që del dy muaj e gjysmë nuk ka asnjë far rezultati në punën e tij”, porosisin nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Taravari është ministri i tyre më i keq i Shëndetësisë që qytetarët maqedonas e kanë parë.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë e ka mohuar një gjë të tillë npërmjet një statusi në facebook. Ai shprehet se asnjë ditë nga puna e tij nuk ka qenë në pushim. Ai gjithashtu kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojnë se kush është ajo vajzë që ka ndërruar jetë që institucionet kompetente të marrin masa.

“Jam këtu, në Gostivar dhe në Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë të vetme nuk kam qenë në pushim, vetëm si informatë për ju. Së dyti, më tregoni kush është pacientja që ka ndërruar jetë nga helmimi i gjakut, a ka emër dhe mbiemër, nëse ka duhet të paraqitet në institucionet kompetente që të merren masa! Megjithatë edhe ju e dini se nuk ka rast të tillë. Së treti ju nuk keni kredibilitet të flisni për etikë dhe moral, ju kemi dëgjuar gjatë gjithë vitit sesa keni manipuluar, arrestuar dhe vjedhur…në vend se të shpikni tregime për fëmijë, filloni të reformoheni dhe t’i pastroni radhët tuaja nga kriminelët dhe hajdutët, sepse e di se edhe mes jush ka njerëz të ndershëm dhe të mirë, që duhet të udhëheqin opozitë konstruktive. Dhe në fund, e pres interpelancën, është koha”, ka shkruar Taravari në profilin e tij të facebook-ut.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja përveç Taravarit ka ngritur interpelancë edhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovskën, ministrin e Bujqësisë Lupço Nikollovskin, për ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrovin, për ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadullah Duraki si dhe për ministrin e Financave Dragan Tevdovski.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja parashtroi interpelancë për ministrin e Financave Dragan Tevdovski

LEXO: VMRO-DPMNE me interpelancë për ministrin Sadulla Duraki

LEXO: Sërish interpelancë nga VMRO-DPMNE-ja, këtë herë për Dimitrovin

LEXO: VMRO-DPMNE-ja ngriti interpelancë për Carovskën edhe përkundër informatave të përgënjeshtruara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button