Edhe Polonia deklarohet pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevit
Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski me rastin e marrjes së mandatit për formim të Qeverisë të Zoran Zaevit nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Shkup shprehu se ajo paraqet një hap të rëndësishëm për rrugën e integrimit euro-atlantik, njofton Portalb.mk.
“Gjorge Ivanov dje e dorëzoi mandatin i cili veprim paraqet një hap të rëndësishëm për formim të Qeverisë së re. Presim që Qeveria e re të jetë e përkushtuar në rrugën për integrim euro-atlantik. Polonia jep përkrahje për Qeverinë e re”, tha Multanowski.