Gjorge Ivanov ia dha mandatin Zoran Zaevit (VIDEO)

12:00 – Presidenti i Maqdonisë, Gjorge Ivanov sot ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, raporton Portalb.mk.

Presidenti Ivanov tha se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit.

Zoran Zaev e ka lexuar para mediave garancinë që ia ka dhënë presidentit.

Ai tha se në emrin e shumicës parlamentare “garanton mbrojtjen e unitaritetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit. Ai gjithashtu garantoi respektimin e rendit aktual kushtetues, por dhe mbrojtjes territoriale të Republikës së Maqedonisë. Ai gjithashtu u betua se do të jetë gjithnjë në anën e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe proceset e vendimit do të jenë në pajtueshmëri me sundimin e ligjit. Në fund Zaev gjithashtu garantoi se asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë.

Ja garancia origjinale:

^F85D28F8AD395CED97B0A8C5BD0BA8895B2D21B21FCD743A86^pimgpsh_fullsize_distr

11:45 – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në vilën presidenciale në Vodno, për ashtu si[ njoftuan nga kabineti i Ivanovit për ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

11:15- Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në ora 12:00 do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, liderit të LSDM-së Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, VMRO DPMNE fitoi 51 deputetë, por nuk arriti të formojë koalicion qeveritar me partitë shqiptare. LSDM e cila në zgjedhjet fitoi 49 vende deputetësh, arriti të formojë shumicë parlamentare me partitë shqiptare, por Ivanov deri më tani refuzonte ta ndajë mandatin duke kërkuar garanci për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe hedhjen e “Platformës së Tiranës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button