Formimi i Qeverisë së Maqedonisë, Garet fton liderët politik për konstruktivitet

Pas marrjes së mandatit të Zoran Zaev për formim të Qeverisë nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet ka përshëndetur veprimin e Ivanovit duke bërë thirrje deri tek liderët që të veprojnë në mënyrë konstruktive gjatë formimit të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Përshëndes veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të lejuar shumicën parlamentare të udhëhequr nga Zoran Zaev për formim të Qeverisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen. Britania e Madhe fton liderat politik të punojnë bashkërisht në mënyrë konstruktive dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm të përkrahim ata në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO”, shprehet Garet.

Përndryshe ky qendrim i Çarls Garet vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevit nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

LEXO: Marrja e mandatit të Zoran Zaev, deklarohet shumica parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button