Marrja e mandatit të Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga koalicioni Rilindje me Besë
Përfaqësuesi i koalicioni Rilindje me Besë, Fadil Zendeli duke u shprehur për Portalb e përshëndet marrjen e mandatit për formim të Qeverisë të Zoran nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe njëherit vlerëson se Maqedonia shkon drejt stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik, njofton Portalb.mk.
“Ne e përshëndesim marrjen e mandatit të Zoran Zaev nga Gjorge Ivanov. Kjo për Maqedoninë paraqet një shenjë se shteti po shkon drejt stabilitetit politik, ekonomik dhe institucional dhe se po hapen rrugët e formimit të Qeverisë reformuese. Gjithashtu vlerësoj se ne do të marrim pjesë në bisedime kurse për pjesmarrje në Qeveri do të vendosim pas shqyrtimit të programit qeveritar”, tha Zendeli.