Komisari Johanes Han në Maqedoni, ja çfarë tha e çfarë bëri

Eurokomesari Johanes Han sot takoi OJQ-të; prokuroren speciale, Katica Janeva; kryeministrin, Emil Dimitriev; me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi; me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti; me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe me kryetarin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Han para mediave tha se mbajtja e zgjedhjeve do ta kthejë Maqedoninë drejt euro-integrimit. Mbajtja e zgjedhjeve, sipas tij, është po aq e rëndësishme sa dhe përmbushja e kushteve për mbajtjen e tyre, në mënyrë që rezultatet të jenë të pranuara nga të gjitha palët, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, por më duhet ta them se zgjedhjet nuk janë gjithçka. Zgjedhjet janë një themel shumë i rëndësishëm për kthimin e vendit në rrugën e euro-integrimit por po kaq e rëndësishme është të punohet në reformat urgjente prioritare, të implementohen të gjitha elementet për të cilët është marrë vesh në Marrëveshjen e Përzhinos. Kjo ishte arsyeja pse vendosa ta shfrytëzoj këtë mision për të folur me të gjithë lojtarët kryesor në vend për zgjedhjet, por gjithashtu të bëj të qartë se zgjedhjet janë hap i rëndësishëm” theksoi Han.

Han porositi të gjithë ta ndihmojnë PSP-në, të mos e pengojnë a keqpërdorin këtë institucion që sipas tij, po bart mbi vete sfidë të veçantë dhe të vështirë. Han shprehu gëzimin e tij që në vend është bërë progres, megjithatë këshilloi që të respektohen afatet, në mënyrë që të implementohen të gjitha reformat. Ai poashtu përcjelli mesazh deri tek të rinjtë që të dalin të votojnë.

LEXO: Ja porosia e plotë e komisarit Han dërguar politikanëve të Maqedonisë

Han-Gruevski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u takuan me euro-komisarin, Johanes Han, të shoqëruar nga shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk

Pas takimit, Gruevski tha se u diskutua për tema të sferave të ndryshme si: ngjarjet aktuale politike, zgjedhjet dhe krizën e emigrantëve. Sipas Gruevskit, u konkludua se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

LEXO: Ja çfarë tha Gruevski pas takimit me euro-komisarin Han

Gruevski-Han

Han – Zaev

Pas takimit me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë tani është duke zhvilluar takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, në selinë e partisë, raporton Portalb.

Për më shumë LEXO: Zoran Zaev në takim me Johanes Hanin

Han - Zaev

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, është takuar me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Ahmeti pas takimit, tha se kanë pasur takim të mirë me Hanin dhe qëndrimi përbashkët i tyre, sipas Ahmetit është që marrëveshja e arritur duhet të respektohet nga të gjithë.

Për më shumë LEXO: Ja çfarë tha Ali Ahmeti pas takimit me Johanes Hanin

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Han – Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka përfunduar takimin me eurokomesrin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Thaçi pas takimit tha se shte takim i rëndësishëm dhe i suksesshëm dhe se kanë biseduar për atë se a janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti.

Për më shumë LEXO: Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me Johanes Hanin

Menduh Thaçi
Menduh Thaçi

Han – Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ka mbaruar takimin   me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, raporton Portalb.

Pas përfundimit të takimit, prokurorja speciale, Katica Janeva, ka deklaruar se gjatë takimit, me eurokomesarin kanë biseduar për çështjet me të cilat po përballet kjo, prokurori.

Për më shumë LEXO: Ja çfarë thotë prokurorja speciale, Katica Janeva pas takimit me Johanes Hanin

Organizatat joqeveritare të Maqedonisë, sot janë takuar me  eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ku gjatë takimit i kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me atë se si duhet të zgjidhet kriza politike.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, deklaruan se është e patjetërsueshme të formohet një departament speciale e cila e cila do të punojë në procesuimin e rasteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), por për atë ata vlerësojnë se duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe përsëri të rizgjidhet që të sigurohet paanshmëri.

Në takim, gjithashtu është kërkuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë me BE-në, gjegjësisht të shmanget eufemizmi dhe të locohet drejtpërdrejtë  përgjegjësia.

Për më shumë LEXO: Organizatat qytetare deri te Han: Të formohet Këshill i ri Gjyqësor dhe departament special gjyqësor

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska

Han – Dimitriev

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot është takuar me kryeministrin e vendit, Emil Dimitriev, dhe të njëjtën e ka vlerësuar si konstruktive dhe gjithëpërfshirëse, njofton Portalb.

Në këtë takim, ashtu siç ka shkruar Han, në profilin e tij në rrjetin social Twtiter, është biseduar për plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, zbatimin e reformave prioritare,  mbështetjen e punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe për emigrantët.

Për më shumë LEXO: Ja për çfarë kanë biseduar Johanes Han dhe kryeministri Emil Dimitriev

Han - Dimitriev
Han – Dimitriev

———————————————————————————————————————-

Për dallim nga takimet e mëparshme, është interesante se këtë herë do të bisedohet me persona për të cilët ka akuza efektive, në procedurë gjyqësore, me prokurorin i cili i ndjek, liderë politikë të cilët janë ose kanë qenë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare për të cilët po kryhen procedura gjyqësore, ndaj të cilëve kallëzime penale dhe disa të tjerëve u janë shqiptuar dënime.

johanes-han-600x338

Qëllimi i vizitës, siç theksohet në kumtesën e Komisionit Evropian, është që të bëhet kontroll në ndodhitë politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, veçanërisht në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve të ardhshme reformuese.

Përndryshe, Han dje dërgoi porosi se është “me rëndësi që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme të realizohen”.

“Marrëveshja e arritur gjatë verës së kaluar nga ana e të gjitha partive kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është një hap i mirë. Megjithatë, ky është fillimi, me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të realizohen plotësisht dhe qytetarët të mund lirshëm të marrin pjesë në to”, tha Han.

Han në Maqedoni për të ‘mbrojtur’ PSP-në nga kthetrat e pushtetit

Përderisa partitë në pushtet bëjnë çmos që të pengojnë PSP-në, Han vjen për t’i siguruar punë të pandalshme prokurorisë në fjalë sepse si që lajmëron opozitarja LSDM vetëm në atë rast do të mund të mbahen zgjedhjet. Kështu për Portalb.mk e vlerësojnë njohësit e çështjeve të politikës së jashtme, vizitën e euro-komisarit.

Sipas Malevskit dhe ish deputetit Ismet Ramadanit refuzimi i ligjeve që PSP i propozoi në Parlament (atë për zgjatjen e afatit për hetime dhe ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve) paraqet një obstruksion serioz për punën e mëtutjeshme të PSP-së dhe njëherit zbatimit të Marrëveshjeve të Përzhinos. Kjo nxiti reagimin e faktorit ndërkombëtar, si reagimet e ambasadave ashtu edhe vizitën e Hanit.

Të mërkuren kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, njoftoi se pika për shpërndarjen e Kuvendit do të vendoset në rend dite të 17 tetorit, menjëherë pas pikës për miratimit të Buxhetit për vitin 2017. Ashtu siç tha Veljanovski, afatet ligjore, lejojnë që ky akt të bëhet edhe më 17 tetor, që të mund të mbahen zgjedhjet më 11 dhjetor. /Portalb

LEXO: Han do të takohet, me të akuzuar, prokurorë dhe me politikanë në Listën e Zezë të SHBA-së

LEXO: Han: Është me rëndësi që kushtet për zgjedhje të besueshme të përmbushen plotësisht

LEXO: Han në Maqedoni për të ‘mbrojtur’ PSP-në nga kthetrat e pushtetit

LEXO: Veljanovski: Kuvendi do të shpërndahet të hënën

LEXO: PSP-së nuk i votohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, kush votoi “për” dhe “kundër” (LISTA)

LEXO: Refuzimi i ligjeve të kërkuara nga PSP, faktori ndërkombëtar me porosi për partitë politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button