PSP-së nuk i votohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, kush votoi “për” dhe “kundër” (LISTA)

Ndryshimet ligjore në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk kaluan sot në Kuvend, pasi që 42 deputetë votuan “për” dhe 52 votuan “kundër”, njofton Portalb.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov tha se votimi i këtij ligji përmban “porosi të rëndësishme politike, pasi që PSP del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe duhet t’i ndihmohet për zgjidhjen e krizës politike serioze e cila po zgjatë tanimë dy vjet”.

“Ne duhet t’i ndihmojnë që të ketë përfundim logjik”, tha Shilegov, duke shtuar se kjo është në interes të VMRO – DPMNE-së dhe të procedurës juridike që të tregohet se a është kryer përgjim në Maqedoni.

Këto ndryshime ligjore, Janeva i kërkoi me qëllim që sipas saj, të ketë efikasitet më të madh PSP-ja, ndërkaq si propozues në Kuvend i dorëzoi LSDM-ja.

Ky ndryshim, sipas Janevës, është i patjetërsueshëm për të hyrë më thellë në lëndët e rasteve si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, transmeton Portalb.

1 2

LEXO: Maqedoni, dëshmitarët mbrojtës frikësohen për sigurinë e tyre!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button