S’ka kohë për organizim, nxënësit nuk bojkotojnë testimin ekstern

Nxënësit e shkollave të mesme kësaj radhe nuk do të protestojnë dhe nuk do ta bojkotojnë testimin ekstern për arsye se nuk ka kohë për organizim si dhe mos të ngelen me pasoja maturantët.

Faton Islami nga Unioni i Nxënësve bën të ditur për Portalb, se ishte planifikuar të mbahet një mbledhje e unioneve me plenumin e nxënësve të shkollave të mesme por një gjë e tillë nuk u realizua.

“Ishte paraparë që të kemi një takim të përbashkët dhe të vendosim se si të veprojmë për të ngritur zërin kundër reformave në arsim dhe kundër testimit ekstre, mirëpo mbledhja nuk u realizua dhe nuk ka kohë për organizim, kështu që këtë afat maturantët do t’i nënshtrohen testimit ekstern që mos të kenë pasoja në arsimimin e mëtutjeshëm”, tha Islami.

Ai shtoi se tani do të fillojnë bisedimet dhe do të rishikohen opsionet se si mund të veprohet në afatin e ardhshëm të testimit ekstren.

“Në qershor testimi esktern i kap të gjithë nxënësit, edhe të shkollave të mesme edhe ato fillore, andaj deri atëherë kemi kohë të organizohemi dhe ti qartësojmë kërkesat tona dhe të ngrisim zërin për të kërkuar të drejtat tona dhe për t’i eliminuar reformat që po shkatërrojnë arsimin”, shtoi Islami.

Ndërkaq sipas të dhënave nga qendra për mbajtjen e provimit për testim janë paraqitur 19.931 maturant që do testohen në dy lëndë, testimi do zgjas deri më 29 shkurt.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button