USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

“Në emër të vlerave njerëzore, ne, Unioni Studentor Shqiptar me këtë komunikatë u drejtohemi të gjithë studentëve dhe të gjithë qytetarëve humanist që masovikisht të përkrahin protestat e ditës së premte në Tetovë kundër ndotjes së qëllimshme të ajrit dhe rrjedhimisht helmimit të banorëve të Tetovës dhe rrethinës si pasojë e vazhdimit të funksionimit të Jugohromit”, thuhet në njoftimin e Unionit Studentor Shqiptar.

Sipas USSH-së, pushteti është çoroditur dhe në vend që në plan të parë të vënë sigurinë dhe shëndetin e qytetarit, ata këtë as që e vënë në rend ditë, posaçërisht nga shkaku se bëhet fjalë për qytetarë me shumicë shqiptarë dhe se kujdesi ndaj shëndetit të tyre nga ky pushtet është nën çdo nivel njerëzor.

“Nëse jeni për kujdesin e shëndetit të qytetarëve në përgjithësi e të shqiptarëve në veçanti; Nëse jeni për një të ardhme më të mire të banorëve të Tetovës; Nëse jeni për vlera të mirëfillta bashkëkohor; -Ejani të premten, në ora 13.00 në sheshin “Iliria” që së bashku të ngremë zërin kundër këtij pushteti antinjerëzor dhe antishqiptar, që me zërin tone studentor dhe popullor t’i detyrojmë ata që të fikin këtë helmues shumëvjeçar- Jugohrom”, shkruhet në njoftimin e USSH-së. /Portalb

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button