LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, përmes së cilës iu dha përkrahje protestave të paralajmëruara për ditën e premte kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. Ekipi i departamenteve të shëndetësisë nga të dyja partitë LR PDSH dhe RDK si dhe dy kryetarët e degëve të Tetovës Arif Selami dhe Binas Pajaziti thanë që gjendja e ajrit në Tetovë është në kuota jashtë normales dhe kërkuan përkrahje prej simpatizantëve dhe gjithë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët për protestën e së premtes.

“Nëpërmes kësaj konference të përbashkët, Aleanca për shqiptarët vlerëson se gjendja apokaliptike e ndotjes së ajrit në Tetovë nga ana e Jugohromit kërkon reagimin më të ashpër të të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë pavarësisht proveniencës politike sepse dëmtimi i shëndetit nuk njeh ngjyrim politik”, tha Fadil Mehmeti, nga Departamenti i Shëndetësisë të RDK-së, ndërkaq Agron Palloshi nga departamenti i Shëndetësisë të LR-PDSH tha se Aleanca fuqishëm do të mbështes protestën e paralajmëruar për të premten nga Eco Guerila.

Kryetari i degës së Tetovës Arif Selami shtoi se as kryetarja e komunës së Tetovës nuk duhet të amnistohet nga kjo gjendje e rëndë me ajrin e ndotur në Tetovë. Duke parafrazuar disa Ligje, Selami tha se edhe kryetarja e Komunës dhe kryetari i Këshillit Komunal duhet të bartin përgjegjësi dhe të përkrahin protestën për ajrin.

Kryetari i degës së Tetovës i RDK-së Binas Pajaziti e vlerësoi si gjenocid gjendjen e krijuar nga ajri i ndotur, sepse sipas tij, ky është një shkatërrim i madh i brezave që vijnë i fëmijëve tanë, prandaj bëri thirrje te të gjitha përkrahësit ë Aleancës për Shqiptarët që të premten të dalin masovikisht në protestë për të parandaluar këtë gjenocid.

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button