Komisioni po dështon, s’ka llogaridhënie politike para popullit për skandalin me “bombat”

Deri më sot para Komisionit kanë mohuar të paraqiten dëshmitarët si Mile Janakievski, Martin Protugjer, Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska, të gjithë nga VMRO-DPMNE. Kryeministri Nikolla Gruevski edhe pse pranoi të dëshmojë para Komisionit të njëjtën e bëri prapa dyerve të mbyllura, pa media, në mënyrë të njëjtë tentoi të dëshmojë edhe ministri i financave, Zoran Stavrevski, por kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov, e ndërpreu seancën para se ai të vijë në Komision.

Vijimi i deritanishëm i Komisionit shtron çështjen se sa realisht janë të përgjegjshëm politikanët kur bëhet fjalë përfshirja e tyre nëpër skandale dhe sa do të mund ky komision të nxjerrë në pah të vërtetën.

Gazetari dhe analisti Nazim Rashidi vlerëson se përgjegjshmëria është pjesa më e vështirë e klasës udhëheqëse politike.

“Pas gjithë zhvillimeve, nëse kishte pak sens do të kishte dhe reagime konkrete me dorëheqje. Por fakti që kjo nuk ka ndodhur tregon se procesi aktual vetëm sa do shtyhet ose minohet që është në përputhje me të kuptuarit e përgjegjshmërisë politike të klasës qeverisëse. Gjithsesi sfida është e madhe dhe e rëndësishme për shtetin dhe më shumë, për ata se si qytetarët do ta perceptojnë shtetin. Nëse pas këtij procesi del se mund të bësh ç’të duash dhe mund të mos mbash përgjegjësi, as edhe morale, atëherë sfida do jetë e humbur me pasoja shumë afatgjate”, deklaroi për Portallb.

Alajdin Demiri, njohës i çështjeve politike, fajin e adreson edhe te Komisioni Anketues për përgjimet. Sipas tij, Komisionet anketuese që i ka prodhuar parlamenti asnjëherë nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

“Komisioni është duke u devalvuar nga vetë aktorët, nga përbërja e Komisionit, sidomos anëtarët e VMRO-DPMNE-së deri diku edhe të BDI-së. Nga ana tjetër edhe ata që duhet të dëshmojnë vendosin kushte. Në këtë mënyrë duke vënë kushte ata e mohojnë atë komision. Kështu që ai Komision nuk do të nxjerrë asgjë në shesh dhe është koha Komisione të këtilla mos të formohen”, theksoi për Portalb Demiri.

Edhe deputeti i BDI-së Talat Xhaferi në një prononcim mosparaqitjen e dëshmitarëve para Komisionit e papërgjegjësi përpara institucioneve shtetërore.

“Në asnjë moment nuk është e sanksionuar forma e obligimit për të qenë, apo mos me qenë prezent në punën e komisionit anketues. Në aspekt politik kjo trajtohet si çështje e përgjegjësisë morale apo politike ndaj atyre që respekton, apo nuk respekton institucionet përkatëse, për faktin që ky është komision punues i Parlamentit,” tha Xhaferi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button