Përplasje mes anëtarëve të VMRO-së dhe LSDM-së, ndërpritet seanca e Komisionit Anketues

Kryetari i Komisionit Anketues për përgjim Petre Shilegov, ka ndërprerë seancën e Komisionit pas polemikave me anëtarët e VMRO-DPMNE , raporton Portalb.

Ai ka insistuar që në seanca të nisë me dëgjimin e dëshmitarit, Zoran Stavrevski, derisa VMRO-DPMNE ka kërkuar që rendi ditës të plotësohet me dëgjimin e dëshmitarëve që nuk janë paraqitur deri më tani.

Propozimi i VMRO-DMPNE-së për Shilegovin ka qenë absurd për faktin se ata që po i propozon VMRO kanë pasur rastin dhe kanë refuzuar të dëshmojnë.

Mospajtimet rreth propozimit të rendit të ditës kanë kulmuar me ndërprerjen e seancës. Kështu duke mos nisur as dëgjimi i Stareskit edhe pse ai gjendej në hapësirat e Kuvendit dhe tha se është i gatshëm për t’u përgjigjur para Komisionit.

“Ndërpreva komisionin sepse VMRO-DPMNE, e ka shndërruar në farsë këtë komisionin Anketues. Komisioni nuk është themeluar që pushteti të fshihet pas saj. Ata vazhdojnë të ikin. Disa nuk erdhën, derisa dy të fundit donin të dëshmojnë pas dyerve të mbyllura. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Opinioni duhet t’i dijë përgjigjet e kriminelëve. I thërrasim publikisht të paraqiten”, tha Shilegov përcjell Portalb.

Ndërsa nga ana tjetër Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka thënë se me kësi sjellje po vihet në pikëpyetje qëllimi i formimit të Komisionit.

“LSDM po tenton të bllokojë punën e Komisionit. Ne sot kishim ministrin Stavrevski të gatshëm që të dëshmojë. LSDM po tenton që nëpërmes komisionit anketues të jep arsye se pse nuk po funksionon Marrëveshja e Përzhinos. Ne menduam se është në interes të tyre ta dëgjojnë Stavrevskin, por siç po shihet ata janë pro krijimit të tensioneve”, theksoi Millishoski.

Milloshovski propozimin për plotësimin e rendit të ditës e ka arsyetuar me atë se vetëm kanë dashur ta konfirmojnë faktin se faza e parë e dëshmitarëve ka mbaruar. /Portalb

Lexo në lidhje me temën: Stavreski si Gruevski, refuzon të del para publikut!

Lexo në lidhje me temën: Gruevski u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Anketues

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues për përgjime, edhe Jankulloska injoron dëshminë

Lexo në lidhje me temën: Komisionet kuvendore të krijuara për mos t’i zgjidhur problemet politike në Maqedoni

Lexo në lidhje me temën: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi

Lexo në lidhje me temën: Janakieski nuk paraqitet para Komisionit Anketues, përplasje mes Shilegovit dhe Aviroviqit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button