Janakieski nuk paraqitet para Komisionit Anketues, përplasje mes Shilegovit dhe Aviroviqit

As ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, sot nuk është paraqitur para Komisionit Anketues për të dëshmuar në lidhje me përgjimet. Ai madje as nuk e ka informuar komisionin për arsyen e mungesës, raporton Portalb.

Debati në Komision ka devijuar duke kaluar në kualifikime personale mes deputetes Vlladanka Aviroviq dhe Petre Shilegov.

Deputeti Milloshoski, në konferencën për shtyp ka kërkuar që, kryetari i Komisionit Anketues për përgjime, Petre Shilegov, t’i kërkojë falje deputetes Aviroviq.

Nga ana tjetër, Petre Shilegov, u shpreh se nuk e ka ndërmend dikujt t’i kërkojë falje.

“Ju jeni dëshmitarë se deputetja, Aviroviq, 2-3 javë radhazi adreson kualifikime ndaj meje”, tha Shilegov.

Sipas tij, interesi politik i VMRO-DPMNE-së, është që të mos dëgjohet e vërteta e bombave.

Komisioni nuk e votoi rendin e ditës ku qëndronte pika e parë për dëgjimin e Mile Janakievskit

Deri më tani, para këtij komisioni është paraqitur vetëm kryeministri Nikolla Gruevski, ndërkaq dëshmitarët, Martin Protugjer, Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, nuk i janë përgjigjur ftesës së Komisionit Anketues për përgjime që të japin dëshminë e tyre lidhur me skandalin e përgjimeve.

Ministri i Financave, Zoran Stavreski, ka pranuar që të dëshmojë më 17 dhjetor ora 11.

Përndryshe, dje, pas një debati mes anëtarëve të Komisionit Anketues për përgjime, Petre Shilegov, ka kërkuar që mediumet të dalin prej sallës ku mbahet seanca, për shkak se kryeministri Gruevski, me anë të një letre me shkrim, ka kërkuar që dëshmia e tij të mbahet pas dyerve të mbyllura.

Komisioni Anketues për përgjime, me 14 vota “për” ka votuar rendin e ditës ku në pikë të parë ishte dëgjimi i dëshmitarit, Nikolla Gruevski, pasi që ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e ka injoruar ftesën për të dëshmuar.

Gruevski iu përgjigjet pyetjeve të Komisionit Anketues për përgjime me dyer të mbyllura të cilat zgjatën thuajse katër orë të plota.

“Erdha të përgjigjem. Secili deputetë mori përgjigjet e mia. Dhashë qëndrime që i kam dhënë edhe publikisht dhe i kam përsëritur para opinionit”, kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski pas mbarimit të seancës së Komisionit anketues, ku në rend dite ishte dëgjimi i tij në lidhje me përgjimet.

Gruevski ka akuzuar LSDM-në, sipas tij LSDM po shpërndanë urrejtje në mungesë të agjendës konkrete politike.

Dëshmimin e Gruevskit pa praninë e mediave kryetari i Komisionit Petre Shilegov e ka cilësuar si ikje nga përgjegjësia.

“Sot opinioni ishte dëshmitarë për ta parë ikjen e Gruevskit nga opinioni. Përgjigjet e tij i ngjanin humorit. Është e qarte se VMRO-DPMNE nuk ka interes për ta zbardhur rastin”, theksoi Shilegov.

Deputetët nuk kanë zbuluar pyetjet e tyre për shkak karakterit të mbyllur të seancës, /Portalb

Lexo në lidhje me temën: Gruevski u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Anketues

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues për përgjime, edhe Jankulloska injoron dëshminë

Lexo në lidhje me temën: Komisionet kuvendore të krijuara për mos t’i zgjidhur problemet politike në Maqedoni

Lexo në lidhje me temën: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button