Tetovë, Unioni i nxënësve: Mjaftë pasivitetit të shqiptarëve

Në Tetovë është themeluar Unioni i Nxënësve të cilët do të luftojnë për të drejtat e tyre dhe do të ngritin zërin kundër reformave të dëmshme në arsim.

Kryetari i këtij unioni, Faton Islami bën të ditur për Portalb, se do të kontaktojnë me të gjitha unionet e shkollave të mesme me qëllim që të gjithë së bashku të ngritin zërin kundër reformave negative.

“Ne tani sa jemi themeluar dhe jemi duke u munduar që të vëmë në kontakt me unionet e shkollave të mesme me qëllim që të bashkëpunojmë dhe së bashku të ngritim zërin kundër reformave në arsim duke futur këtu edhe testimin ekstern”, tha Islami.

Nxënësit shqiptarë u treguan mjaft pasiv sa i përket pjesëmarrjes në protestat të cilat organizoheshin nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme, mirëpo Islami shpreson që kësaj radhe nuk duhet pasur frikë për të kërkuar atë që të takon.

“Ne kërkojmë përkrahje, ne kërkojmë mbështetje. Kemi mbledhur nënshkrime që të dëshmojmë se ne nuk jemi themeluar për ndonjë qëllim tjetër përpos për të kërkuar përmirësimin e arsimit. Nuk ka vend për frikë, është koha të kërkojmë atë që na takon, një arsim të mirëfilltë dhe jo skandaloz me reforma qesharake”, shtoi Islami.

Kohë më parë Jasir Asani, kryetar i Unionit të nxënësve të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, tha për Portalb se ata nuk marshojnë për shkak që sipas tij edhe marshimi është politizuar.

Ai shtoi se marshe organizohen vetëm kur vendi është në krizë.

Kurse Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti vlerëson se shqiptarët duhet por nuk dalin të marshojnë dhe protestojnë sepse ka kontroll te jashtëzakonshëm nga strukturat lokale partiake

“Personalisht mendoj që kjo ndodh ngaqë ka kontroll të jashtëzakonshëm nga strukturat lokale partiake. Zaten, këto struktura nuk kanë pushtet tjetër përveç pushtetit të ushtrimit të frikës mbi shqiptarët! Çdo ditë jemi dëshmitar të keqpërdorimit të nxënësve dhe shkollave për qëllime propagandistike”, tha për Portalb, Rushiti.

Ai shtoi se shqiptarët duhet të reagojnë dhe beson që një gjë e tillë do të ndodh.

“Nxënësit shqiptarë duhet të reagojnë dhe besoj që do të reagojnë!”, shtoi Rushiti.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button