Qeveria këmbëngul për testim ekstern, nxënësit ende nuk kanë libra

Qeveria këmbëngul në realizimin dhe mos heqjen e testimit ekstern, mirëpo sa është ai adekuat për nxënësit të cilët ende nuk kanë libra?

Nxënësit e shkollave të mesme gjegjësisht maturantët testimin ekstern do ta realizojnë në fund te gjysmë-vjetorit të parë, kurse ata ankohen për mungesë të madhe të teksteve shkollore si dhe për gabime dhe kualitet shumë të dobët të atyre ekzistues.

“Ka mungesë të madhe të librave. Ata janë të shkatërruar janë përplot gabime kurse ne nga ai material do t’i nënshtrohemi testimit ekstern. Vlerësoni ju sa do të kemi sukses, përveç kësaj edhe testimi ekstern është i mbushur me gabime”, tha Kaltrina A., nxënëse.

“Madje edhe ankesat nuk na pranohen, kurse nota e testimit ndikon në mesatare dhe në shkollimin tonë më të mëtutjeshëm. Kështu më nuk shkon, është duke u tepruar, kemi shumë presion”, tha ajo.

Frika nuk le nxënësit shqiptarë të protestojnë dhe vetë profesorët të prononcohen sepse mund te ketë ‘hakmarrje’ ndaj tyre, andaj edhe nuk ngrisin zërin dhe nuk marshojnë. Është fatkeqësi të shikoni se si po shkatërrohet arsimi dhe e gjithë puna jonë me një testim skandaloz”, tha B.G. profesor.

Gjithashtu edhe prindërit shprehen të pakënaqur me reformat në arsim.

“Kur u realizua projekti për libra falas ishim shumë të gëzuar se sadopak nuk do kishim shumë harxhime, mirëpo tani u teprua. Librat nuk ndërrohen kurse janë shkatërruar tërësisht. Vajzës time i mungojnë faqe të tëra në libra, si do të përgatitet ajo për testim? Më të ndikuarit gjithmonë do te jenë shqiptarët”, tha Vesel Tahiri, prind.

Ndërkaq kohë më parë vetë Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi premtoi se të gjitha shkollat në vend do të furnizohen me tekstet shkollore, dhe ky premtim nuk u realizua./Portalb

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Shkollat me mungesë të teksteve shkollore, Adilaqim Ademi nuk e realizoi premtimin

Stop “ekspertëve” të rremë të teksteve shkollore

Mësimdhënësit kërkojnë tekstet shkollore nga Shqipëria

Tekstet shkollore: Përmbajtje fyese për shqiptarët

Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button