BDI dhe VMRO-DPMNE votuan kundër propozimit të LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern

BDI dhe VMRO-DPMNE nuk përkrahën ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, të propozuar nga LSDM, me çka kërkohej tërheqje të testimit ekstern, shkruan A1on, transmeton Portalb.

Sipas opozitës, me aplikimin e testimit ekstern në vend se të rritet kualiteti i arsimit gjendja është përkeqësuar.

VMRO-DPMNE është pajtuar që të përmirësohet modeli i testimit ekstern, por jo edhe të tërhiqet në tërësi.

Renata Deskoska, deputete e LSDM-së ka krahasuar 9-të vitet qeverisje të VMRO-DPMNE-së me 9-të rrethet e ferrit të Dante Alegierit.

“Testimi ekstern është prodhim i modelit aktual autoritar”, tha Deskoska.

Duke e refuzuar propozimin e LSDM-së, VMRO-DPMNE qëndroi në argumentin se testimi ekstern e rrit kualitetin në arsim.

Lajme të ngjashme

Back to top button