Këshilli i Prokurorëve hodhi edhe një gur në betonimin e krizës politke në Maqedoni

As sot në Këshillin e Prokurorëve, nuk është shqyrtuar kërkesa për dhënien e pëlqimit edhe për 7 ndihmës prokurorët tjerë të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva, raporton Portalb.  Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, prokurorja speciale do të duhej që tashmë të kishte ekipin e saj dhe të fillonte punën në ndjekjen e të përfshirëve në aferën e përgjimeve. Sipas po të njëjtës marrëveshje, deri më sot do të kishim Qeveri teknike në Maqedoni, megjithatë edhe ky afat u shkel.

Duke mos filluar me punë Janeva me ekip të plotë, bëhet ende më i vështirë implementimi i marrëveshjes mes katër partive politike me këtë dhe vëndoset në pikpyetje zgjidhja e krizës politike në vend.

Zhvillimet në Këshillin e Prokurorëve, kohë më parë në një prononcim për Portalb ministri i drejtësisë, Adnan Jashari i ka cilësuar  si të kundërta me vullnetin e partive politike, vizavi marrëveshjes së Marrëveshjes së Përzhinos që është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Kadriu: Këshilli i Prokurorëve shkon kundër Ligjit për Prokurorinë Speciale

Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu vlerëson se vendimi i Këshillit është në kundërshtim me ligjin për Prokurorinë speciale.

“Sipas ligjit, prokurori e përcakton numrin e prokurorëve ndihmës. Kështu si vepron Këshilli prokurorëve e bllokon funksionin e prokurores speciale. Në këtë mënyrë po bëhet një obstruksion nga struktura që nuk duan të ketë zgjidhje politike. Nëse vazhdon në këtë mënyrë të bllokohet puna e Prokurorisë speciale, kriza do të thellohet dhe do të pamundësohet zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos”, sqaroi për Portalb, Kadriu.

Anevski: Nuk jemi të politizuar

Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, thotë se Këshilli nuk vendos me rekomandime të politikanëve në pyetjen e Portalb, mos kanë presione politike që shkojnë kundër dispozitave të Ligjit për Prokurorinë Speciale.

“Ne gjithmonë vendosim sipas numrit të lëndëve dhe numrit të prokurorëve”, tha ai.

“Ne e caktuam prokuroren speciale, 7 prokurorë ndihmës edhe ajo 8. Prokurorja speciale mund të vazhdojë të punojë, të sjell vendime, të mbledh fakte dhe të nis veprimtarinë. Kur do t’i rritet puna ne jemi këtu, sigurisht do të kemi seanca dhe do të vlerësojmë nevojën për më tepër prokurorë” informoi Anevski, raporton Portalb.

Edhe pse është ligj special, shton ai, ne zgjodhëm prokuroren speciale dhe ekipin.

“Ajo nuk lejoi që 7 prokurorët ndihmës të japin të japin betimin, me këtë akt ajo nënvlerësoi Këshillin e prokurorëve dhe është jo-etike. Për ne të gjithë prokuroritë janë të rëndësishme, deri më tash nuk ka ndodhur dikush të mos jap betimin. Vlerësojmë se nuk është aspak etike”, ka përfunduar Anevski.

Nga ana tjetër, prokurorja speciale Katica Janeva, sot ka qenë e pakapshme për pronocim. Ajo ditë më parë prositi Këshillin të caktojë seancë dhe të zgjedh ekipin që ajo e ka propozuar, në pajtim me Ligjin për prokurorinë publike.

“Vlerësoj se në këtë moment prokurorët publik duhet ta tregojnë profesionalizmin e tyre, integritet dhe pavarësi në sjelljen e vendimeve dhe se të gjithë prokurorët e propozuar në ekipin tim kanë kredibilitet të merituar të jenë pjesë e saj”, theksoi Janeva.

Van Hojte: Prokurorja speciale ngecje kryesore në bisedime

Ngecjet kryesore në bisedime, sipas Vanhautes janë tek Prokurorja Speciale, Komisioni Anketues Parlamentar, Ligji për bombat dhe për Qeverinë.

Për Prokurorinë Speciale, sipas tij ligji është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të ndryshme: Janevës duhet t’i miratohet gjithçka që kërkon. Shqetësuese është gjithashtu edhe iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për Prokurori Speciale, në kushte kur sipas Vanhautes, faktori ndërkombëtarë nuk është i bindur për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë drejtim, Vanhaute sqaroi se Gjykata Kushtetuese tashmë ka bërë kërkesë në Kuvend për interpretimin autentik të Ligjit për Prokurori Speciale, por Kuvendi ka refuzuar madje ta vë në rend dite. Problemi kryesor tek Komisioni Anketues Parlamentar, siç thotë Vanhaute, është këmbëngulja e VMRO DPMNE-së që të mos diskutohet përmbajtja e bombave. Kjo sipas tij është në kundërshtim me çdo praktikë evropiane dhe thuajse qesharake. Lidhur me kriminalizimin e materialeve të përgjuara, Vanhaute ishte i qartë se mediat jo vetëm që duhet të kenë të drejtë, por e kanë edhe obligim të raportojnë për çështje me interes publik, si përfshirja e mundshme e qeveritarëve në afera krimi dhe korrupsioni. Për Qeverinë teknike, shpjegoi se problem janë kompetencat e Minstrit të Brendshëm, sepse VMRO DPMNE-ja kërkon t’i merren të gjitha kompetencat e garantuara me ligj./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button