Shkup, dështon edhe zgjedhja e ekipit të prokurores speciale Janeva

E plotësuar

As sot nuk u bë përzgjedhja e 7 prokurorëve që do të jenë ndihmës të prokurores speciale Katica Janeva. Gazetari i Portalb njofton nga Prokuroria publike se Këshilli i Prokurorëve nuk e ka vëndosur në rend të ditës kompletimin e ekipit të Janevës me arsyetimin se “tani për tani Janevës i mjaftojnë 7 prokurorë”.

“Ajo duhet të fillojë punën me 7 të përzgjedhurit, Këshilli njëzëri ka vlerësuar se ata prokurorë mjaftojnë për t’i shqyrtuar lëndët nga përgjimet. Më pas nëse paraqitet nevoja për më shumë, ne do të diksutojmë për këtë çështje” përsëriti qëndrimin e tij, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.

******************************************************************************************************


 

Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, Këshilli i Prokurorëve ka caktuar mbledhje për sot në ora 11:30, ku do të diskutojnë për çështjen e ekipit të Prokurorisë Speciale, gjegjësisht për 7 prokurorët e pazgjedhur nga 14 të propozuarit e prokurores speciale Katica Janeva, njofton Portalb.

Rikujtojmë se fillimisht, Prokurorët e Maqedonisë kanë mbajtë mbledhje me prokurorin publik shtetëror, Marko Zvërlevski, ku mes tjerash, kanë shprehur pakënaqësi nga sjellja e ligjit për Prokurori Speciale, dhe e kanë vlerësuar si jo-kushtetuese dhe kanë thirrur në paraqitjen e iniciativës për vlerësimin e saj si jo-ligjor dhe jo-kushtetues, njofton Portalb.

Pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve që ekipit të prokurores speciale Katica Janeva, t’i pranohen vetëm 7  prokurorë nga 14 të propozuar, Katica Janeva ka deklaruar se ajo do të paraqesë prapë kërkesë që t’i kompletohet ekipi, ndërkaq prokurori shtetëror Marko Zvërlevski ka deklaruar se prokuroria speciale është e politizuar.

Nga ana tjetër trysni, ndaj Këshillit të Prokurorëve kanë bërë edhe bashkësia ndërkombëtare, ndërkaq para 3 ditëve partitë politike u dakorduan që të kërkojnë nga Këshilli i Prokurorëve, që t’ia kompletojë ekipin prokurores Janeva, nëpërmjet një letre të përbashkët që ia ka dërguar ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Dje u desh që të betoheshin në mënyrë solemne 7 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve, por më parë Katica Janeva kishte porositur që të mos betohen pa u kompletuar ekipi dhe ashtu bënë, dje prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve e refuzuan betimin, ndërkaq Këshilli i Prokurorëve nuk e mori parasysh letrën e dërguar, nga Adnan Jashari, me arsyen se Prokuroria Publike nuk ka prokurorë të mjaftueshëm. Sot Këshilli i Prokurorëve përsëri ka caktuar mbledhje për çështjen e ekipit të prokurores speciale Katica Janeva, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button