Jashari komenton vendimin e Këshillit të prokurorëve

Çdo tendencë për të refuzuar mbajtjen e seancës apo vazhdimin me nominimin e kandidatëve është kundër vullnetit të partive politike, që është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtarë, kështu ka thënë për Portalb ministri i drejtësisë së Republikës së Maqedonisë Adnan Jashari.

Sot në seancën ku pritej që të betohen 7 prokurorët ndihmës të prokurores Katica Janeva, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur. në seancë Ata me këtë gjest iu janë përgjigjur thirrjes së prokurores për t’u mos u betuar para Këshillit të prokurorëve derisa nuk pranohet i tërë ekipi prej 14 ndihmës prokurorëve.

“Sot duhej të jepnin betimin 7 prokurorët ndihmës, por shohim se ata nuk kanë ardhur. Nga ministri i Drejtësisë morëm letër, nga ku kërkohet që të mbajmë seancë për zgjedhjen e 7 të tjerëve, por ne kemi sjellë vendim se duhet vetëm 7, por duhet theksuar se ne kemi edhe mungesë të prokurorëve. Ne aq kemi mundësi. Te disa prej të propozuarve ka edhe konflikt interesi. Fillimisht, vlerësojmë se 7 prokurorë ndihmës mjaftojnë, nëse më vonë i duhen edhe më tepër do ta shqyrtojmë kërkesën”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, raporton Portalb.

Anevski vendimin e ka arsyetuar duke thënë se Prokuroria publike po ballafaqohet me mungesë kuadri. Ai ka thënë se dalja nga kjo situatë është e mundshme me ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e prokurorëve publik dhe gjykatësve.

“Sot pas pranimit të shkresës nga ndërmjetësuesit Van Hojte me dy kërkesa unë shkresën e procesuova. Njërën e dorëzova në Këshillin e prokurorëve të Maqedonisë, tjetrën e dorëzova në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë. Përmes kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kërkohet që të përshpejtohet procedura në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Prokurorinë speciale. Kurse përmes kërkesës adresuar Këshillit të prokurorëve kërkohet zgjedhja, respektivisht përfundimi i procedurës së nominimit të kandidatëve të propozuar nga prokurorja speciale. Këshilli i prokurorëve pasi e ka pranuar kërkesën ka adresuar te prokurorja special që ajo të bëjë propozimin plotësues”, tha për Portalb ministri Jashari.

Sipas tij, prokurorja ka bërë propozimin plotësues. Tani e ka radhën Këshilli i prokurorëve që të vendos vis a vis kërkesës që është harmonizuar nga partitë politike dhe është nënshkruar nga ndërmjetësuesi Van Hojt.

Në pyetjen e Portalb se çfarë pritet të ndodh nëse Këshilli Prokurorëve kategorikisht u thotë jo plus 7 prokurorëve tjerë, Jashari sqaron se nuk është pjesë e ekzekutivit dhe nuk ndërhynë në punën Këshillit të prokurorëve.

“Unë jam pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të hyjë në punën e prokurorëve, por shpresoj që Këshilli i prokurorëve do të respektojë ligjin e Prokurorisë speciale”, theksoi ai.

Këshillit të prokurorëve në ndihmë iu ka dalur edhe Kryeprokurori Zvërlevski, i cili Prokurorinë speciale e ka quajtur organ politik. Sipas tij, ligji për Prokurori speciale është në kundërshtim me ligjin për Prokurorinë publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button