Dështimi i radhës, nuk ka Qeveri teknike në Maqedoni

Grupet punuese të ‘katërshes’ nuk arritën të bëjnë ndonjë përparim më serioz lidhur me çështjet kyçe për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Negociatorët rreth mesnatës veçmë kanë braktisur Klubin e Deputetëve.

Siç parshihej me protokollin e 15 korrikut, gjer më 20 tetor duhej të arrihet marrëveshje për përzgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave dhe votimin e Qeverisë teknike. Negociatorët kanë ngecur edhe në zgjedhjet e personave të propozuar, por edhe në shtrirjen e kompetencave të zëvendësministrave të cilët, siç parashihej me marrëveshje, do të kishin të drejtë të vetos në zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve për zgjedhjet, njofton TV 21.

Mospajtime më të mëdha ka pasur sidomos rreth Ministrisë për Punë të Brendshme, ku pritej të zgjidhet ministër teknik i popozuar nga LSDM me pëlqim të partive në pushtet. Siç tregojnë burimet e TV 21 përbrenda ekipeve negociuese, VMRO DPMNE ka insistuar që zëvendësministri i emëruar nga radhët e kësaj partie të ketë të drejtë të vetos në secilin vendim të ministrit, që ka qenë e papranueshme për opozitën.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ka qenë që mjafton të zgjidhet ministri me disa bashkëpunëtorë, por ai të ketë autorizime të kufizuara dhe të mos ketë të drejtë të ndrojë drejtues në MPB. Nga ana tjetër, LSDM ka konsideruar se ministri duhet të ketë autoritet të plotë, kurse zëvendësministri duhet të ketë të drejtë vetoje vetëm për aktivitete të lidhura me zgjedhjet.

Përparim modest ka pasur lidhur me për projektligjin për publikimin bisedave të përgjuara, i cili, siç mësohet, do të ripërpunohet duke marë për bazë legjislaturën evropiane për informatat e klasifikuara, por edhe për mbrojtjen e denoncuesve të sekreteve, të ashtuquajtuve “fishkëllyes”. Përparim, sipas informatave jozyrtare, ka pasur edhe lidhur me Komisionin anketues të Kuvendit i cili duhet të etojë se kush ka bërë dhe keqpërdorur përgjimet. Sidoqoftë këto hapa të vegjël përpara në negociata nuk kanë mjaftuar për t’i konsideruar ato si të suksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button