Prokurorët kundër Katica Janevës: Prokuroria Speciale është jo-kushtetuese

Prokurorët të cilët dje kanë qenë në mbledhje me prokurorin publik shtetëror, Marko Zvërlevski, mes tjerash, kanë shprehur pakënaqësi nga sjellja e ligjin për Prokurori Speciale, që e vlerësojnë si jo-kushtetuese dhe kanë thirrur në paraqitjen e iniciativës për vlerësimin e saj ligjor dhe kushtetues, kanë thënë nga Prokuroria Publike.

“Të pranishmit kanë kërkuar që të paraqitet një kërkesë deri te Këshilli i Prokurorëve Publik, me të cilën do të insistohet në përgjigje për mënyrën në të cilën është përbërë propozim-lista për zgjedhjen e prokurorëve publik në Prokurorinë Special, a ka pasur konkurs dhe ku ka qenë i publikuar, dhe ku janë paraqitur kandidatët e interesuar – prokurorët, propozim-lista shprehë afinitete personale dhe vëzhgime subjektive për kualitetin e kandidatëve të propozuar. Prokurorët publik të pranishëm, kanë shprehë pakënaqësi për sjelljen e ligjit për Prokurori Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e materialeve të përgjimeve që janë kryer në mënyrë të paligjshme, duke vlerësuar se në këtë mënyrë vendoset nën dyshim të pabazuar trajtimi i tyre profesional dhe objektiv i mijëra lëndëve tjera, gjithashtu, e ligjin e ri e kanë vlerësuar si jo-kushtetues dhe kanë thirrur në paraqitjen e iniciativës për vlerësimin e saj ligjor dhe kushtetues para Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë, njofton Portalb.

Ashtu siç informojnë nga atje, mbledhja ka qenë me kërkesë të disa prokurorëve, ndërkaq në këtë kanë përfaqësuar udhëheqësit e shumicave të Prokurorive Publike në shtet.

Në këtë takim ka qenë e theksuar se kushtet në të cilat punojnë Prokuroritë janë jashtëzakonisht të pakënaqshme.

“Ligji i ri për Procedurë Penale, i rritë kompetencat e Prokurorisë Publike, por pajisja teknike dhe punëtorët, kanë mbetur thuajse në të njëjtin nivel. Veçmas është pakënaqshme gjendja në Prokuroritë Themelore në Shkup, Gostivar, Kumanovë, Koçani dhe në Kriva Pallankë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në lidhje me ligjin e ri për Prokurori Speciale, është theksuar plani financiar të cilin deri te Këshilli i Prokurorëve e ka paraqitur prokurorja speciale, Katica Janeva. Prokurorët në mbledhje kanë reaguar për të ardhur dhe mbulimet e mëdha të cilat kanë qenë të kërkuara nga Janeva, ku sipas tyre, “janë “shumë më të mëdha se sa të ardhurat e tanishme të kuadrove në Prokurori”, dhe kanë kërkuar, “përmirësim të të ardhurave të prokurorëve publik, të cilat do të veprojnë në lëndë të rënda”, njofton Portalb.

Përndryshe, mbledhja e prokurorëve dhe reagimi i tyre, ka ardhur një ditë para seancës së Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën do të debatohet  dhe do të vendoset për punën e përgjithshme, planin e personelit dhe të financave, që i ka paraqitur prokuroja speciale, por edhe për propozimin e anëtarëve të ekipit të saj, të cilët duhet t’i ndihmojnë për pastrimin e akuzave që dalin nga përmbajtja e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button