Prokurori Zvërlevski: Prokuroja speciale është e politizuar

Kryeprokurori publik, Marko Zvërlevski, sulmoi ashpër prokurorinë special duke e quajtur atë prokurori politike, ndërsa paralajmëroi kanë dorëzuar iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për prokurori speciale.

“Ne nuk jemi institucion Politik dhe neve marrëveshjet politike nuk na interesojnë, në veprojmë sipas ligjit, nëse dikush sjellë vendim politik që të formojë Prokurori politike, unë krenohem që ne nuk jemi Prokurori politike, ndërkaq Prokuroria politike le të veprojë sipas ligjit. Sipas ligjit për Prokurori Publike, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka kompetenca që të  ndërmerr iniciativë gjithmonë kur me ndonjë akt cenohet Kushtetuta”, ka thënë prokurori shtetëror Marko Zvërlevski.

Nga ana tjetër Janeva ka thënë që nuk është e kënaqur me këtë sjellje të prokurorëve dhe se me këtë është thyer Marrëveshja e Përzhinos, ndërkaq për këtë sjellje ka thënë që prokurorët nuk dinë të lexojnë ligje.

“Kërkoj nga mediumet, të huajt vet do ta shohin situatën, nuk kam çfarë t’i lajmëroj, Këshilli i Prokurorëve nuk dinë të lexojnë ligje”, ka thënë Katica Janeva.

Prokuroria speciale para Gjykatës Kushtetuese

Ndërkohë, Gjykata kushtetuese e Maqedonisë e pranoi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për të ashtuquajturën Prokurori Speciale. Kjo do të thotë se hapet mundësia që i tërë ligji me të cilin ishte zgjedhur Katica Janeva të shpallet kundër-kushtetues, ndërsa me këtë anti-kushtetuese bëhet edhe Prokuroria e cila duhet ta zbardhë aferën e përgjimeve. Nismën e ka parashtruar avokati Tome Todorovski nga Sveti Nikolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button