Janeva e pakënaqur, vetëm 7 nga 14 prokurorët ia pranon Këshilli i Prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve nuk ka dhënë dritë jeshile për të gjithë prokurorët që i ka propozuar Katica Janeva, që të punojnë në ekipin e saj të ardhshëm.

Këshilli i Prokurorëve ia ka pranuar vetëm 7 prokuror nga 14 që i ka propozuar Janeva, e cila edhe vet nuk e di se cilët janë të zgjedhur.

Janeva ka thënë që nuk është e kënaqur me këtë sjellje të prokurorëve dhe se është thyer Marrëveshja e Përzhinos.

Janeva ka apeluar që ta ndihmojnë mediumet që të kryejnë trysni që ta fitojë ekipin që të mundet ta udhëheqë punën.

“Kërkoj nga mediumet, të huajt vet do ta shohin situatën, nuk kam çfarë t’i lajmëroj, Këshilli i Prokurorëve nuk dinë të lexojnë ligje”, ka thënë Katica Janeva.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski e vërtetoi se Këshilli njëzëri ka vlerësuar se 7 prokurorë mjaftojnë për t’i shqyrtuar lëndët nga përgjimet, ndërsa u ankua se prokuroritë e tjera janë para kolapsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button