Çair, këmbësorët të rrezikuar, nuk ka vendkalime

Numri i aksidenteve është shtuar dukshëm gjatë këtij viti, me ç’rast qytetarët fajësojnë shoferët e pakujdesshëm, por gjithashtu edhe mungesën e shenjave të komunikacionit dhe kontrollin policor.

Kësaj radhe kemi të bëjmë me rrugën kryesore që lidh rrugën Xhon Kenedi e deri te Supermarketi Princ, në Fushtopanë.

Banorët e kësaj lagje ankohen se edhe pse u vizatuan vijat e bardha gjatë muajit gusht, sërish në asnjë vend nuk është vendosur kalimi për banorët.

“E dimë që më herët kjo ka qenë gjithë fushë dhe nuk ka pasur vija të bardhka për këmbësorët për të kaluar rrugën, mirëpo tani janë ndërtuar shumë ndërtesa në këtë anë, plus janë hapur shumë supermarkete të cilat frekuentohen dhe janë nga të dy anët e rrugës, patjetër duhet të ketë edhe vija kalimi”, tha Tahir T., banor i kësaj lagjeje.

“Aksidente ndodhin shpesh në këtë rrugë, në gusht me një person vdiq që e shkeli makina në trotuar. E dimë që edhe shoferët janë të pakujdesshëm, mirëpo nëse do kishte polici një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Ngasin makinën si të çmendur, gjithashtu banorët në këtë zonë janë të detyruar të kalojnë rrugën edhe pse askund nuk ka vija kalimi. Kjo është turp, edhe sa jetë duhet të humben dhe sa aksidente duhet të ndodhin që dikush të reagojë për këtë”, tha Ajtene Murati, banore.

Rruga Çair
Rruga Çair

Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, sqaron për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit.

Rruga Çair
Rruga Çair

“E dimë se ka nevojë dhe se ka shumë popullatë tani në këtë rrugë. Ne si komunë kemi bë kërkesën deri tek Qyteti i Shkupit dhe së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve”, sqaron Hani.

Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!

Rruga Çair
Rruga Çair

“Në radhë të parë, aty ku këmbësori duhet të kalon, pra te zebrat e ka vështirë të gjen këtë vendkalim sepse ose janë zhdukur vijat, ose janë në zhdukje e sipër dhe shoferët kujtojnë se aty nuk është vendkalim për këmbësorët dhe nuk e frenojnë automjetin e tyre! Pra, mungojnë totalisht vendkalimet e shënuara, vijat e bardha për këmbësorët! Mungojnë edhe shenjat e  sinjalizimit në komunikacionit, ose ato nuk shihen nga degët e drunjve që rriten pa kontroll Në disa raste kemi marrë fotografi ku semafori sinjalizon të gjitha dritat ndezur! Këto janë lëshime serioze dhe kërkohet intervenim urgjent për rregullimin e kësaj dukurie negative! Dhe natyrisht, policet tokësore që dikur ishin, i frenonin mjaft shoferët e automjeteve të ndalin shpejtësinë, sot të tilla më nuk ka, arsyet përse se nuk ka me siguri i dinë kompetentët e komunës apo qytetit të Shkupit! “, thonë nga DÇP.

LEXO MË SHUMË:

Shkup, brenda 24 orëve 15 aksidente 4 të lënduar

Gjatë 24 orëve, 18 aksidente në Shkup, 17 të lënduar dhe një viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 12 aksidente komunikacioni

Në Shkup dje në shtatë aksidente janë lënduar pesë persona

Gjatë vikendit, 26 aksidente në Shkup

Në Shkup 17 aksidente me 21 të lënduar

Njëzetë e gjashtë aksidente për tre ditë në Shkup

Komunikacioni rrugor, Shkup: Për tetë muaj 27 të vdekur, prej tyre 15 këmbësorë

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button