Komunikacioni rrugor, Shkup: Për tetë muaj 27 të vdekur, prej tyre 15 këmbësorë

Është rritur numri i viktimave në komunikacionin rrugor në Shkup, në raport me vitin e kaluar, tregojnë analizat e fundit në Këshillin republikan për siguri në komunikacionin rrugor, njofton “Meta“, transmeton Portalb.

Në 6 muajt e parë të vitit 2015 ka pasur 20 të vdekur, për dallim nga viti i kaluar ku kishim 15. Numri më i madh i viktimave janë këmbësorë.  Përfshirë edhe korrikun dhe gushtin, nga gjithsej 27 viktima në Shkup, 15 janë këmbësor.

Mesatarisht në Maqedoni ka 160-170 të vdekur në vit në komunikacion, ndërkaq më shumë se 40% nga aksidentet janë në territorin e kryeqytetit.

Numri i aksidenteve me pasoja të rënda është gati identik -1.727 për 6 muajt e parë, krahasuar me 1.727. Megjithatë, pasojat , ata më të rëndat (persona të vdekur) janë rritur 30%.

Statistikat tregojnë se më 2014 në Maqedoni 11 fëmijë kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni.  Vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2015, deri në 12 arrin numri i fëmijëve viktima në aksidentet rrugore.

Këtë vit për 8 muaj ka pasur 98 viktima, që është dinamika e vitit të kaluar.

Sot për sigurinë në komunikacion do të bisedojnë ministri për punë të brendshme, Mitko Çavkov dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Të shtunën, ora 13, iniciativa qytetare “Koce na kthe rrugët” do të mbajë protestë paqësor për ta nderuar çiklistin e vdekur, 13 vjeçarin David dhe të gjithë ata që kanë humbur jetën tragjikisht në komunikacion.

Protesta do të nis nga bulevardi “Ilinden”, para fontanës “Llotos cvet” , dhe do të mbarojë para zyrës së kryetarit Koce Trajanovski, të cilin nga iniciativa e fajësojnë si përgjegjës të drejtpërdrejtë për numrin e madh të aksidenteve nëpër rrugët e Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button