Shkup, brenda 24 orëve 15 aksidente 4 të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policës së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 15 aksidente rrugore.

Prej tyre, 12 janë me pasojë të dëmit material dhe tre janë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore, në të cilat, lëndime të lehta trupore kanë marrë dy bashkudhëtarë, një çiklist dhe një shofer i mopedit.

Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore “Vllado Angellovski” e cila gjendet në rajonin e komunës Aerodrom.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ane policisë së trafikut janë larguar 93 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button