Shkup, nevojiten intervenime urgjente në komunikacion

Qytetarët ndjehen të tmerruar për shpeshtimin e aksidenteve në komunikacion gjatë kohës së fundit.

Disa nga ata fajësojnë drejtuesit e makinave, sipas të cilëve nuk kanë kujdes sa duhet, kurse disa të tjerë thonë se faktor tjetër është edhe mungesa e linjave të kalimit për këmbësorët si dhe sugjerojnë që të vendosen polic të shtrirë në rrugët e drejta, pasi që aty më së shumti vozitet shpejtë.

“Është e tmerrshme, nuk ka fare siguri në rrugët tona. Sidomos rruga duke filluar nga shkolla e mesme ‘Cvetan Dimov’ e deri te Princi nuk ka fare vija për këmbësorët. Në këtë rrugë janë nderuar mjaft ndërtesa dhe pothuajse sçdo ditë ndodh nja një aksident, qoftë ai tragjik apo i vogël”, tha S.T., qytetarë.

Rruga në Çair 1

“Vozitësit ngasin makinën si të çmendur. Në zonë të populluar nuk vozitet aq shpejtë. Besoj që këtë problem do të zgjidhej me vendosjen e policëve të shtrirë në rrugë, me qëllim që të ngadalësonin shpejtësinë”, tha F.G., qytetarë.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetn social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!

“Në radhë të parë, aty ku këmbësori duhet të kalon, pra te zebrat e ka vështirë të gjen këtë vendkalim sepse ose janë zhdukur vijat, ose janë në zhdukje e sipër dhe shoferët kujtojnë se aty nuk është vendkalim për këmbësorët dhe nuk e frenojnë automjetin e tyre! Pra, mungojnë totalisht vendkalimet e shënuara, vijat e bardha për këmbësorët! Mungojnë edhe shenjat e  sinjalizimit në komunikacionit, ose ato nuk shihen nga degët e drunjve që rriten pa kontroll Në disa raste kemi marrë fotografi ku semafori sinjalizon të gjitha dritat ndezur! Këto janë lëshime serioze dhe kërkohet intervenim urgjent për rregullimin e kësaj dukurie negative! Dhe natyrisht, policet tokësore që dikur ishin, i frenonin mjaft shoferët e automjeteve të ndalin shpejtësinë, sot të tilla më nuk ka, arsyet pe¨r se nuk ka me siguri i dinë kompetentët e komunës apo qytetit të Shkupit! “, thonë nga DÇP.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Ata gjithashtu thonë se se në Çair mungojnë patrullat e rregullta 24h00 të policisë.

“Së fundi, që ndoshta edhe është më e rëndësishmja, është se në Çair mungojnë patrullat e rregullta 24h00 të policisë! Policia sipas asaj që dëgjojmë, sepse ne kemi kontakte me disa pjesëtarë të saj, dyshon (ashtu ata thonë) se popullata nuk i përkrah në misionet e tyre! Dua të them se ne si OJQ ju kemi dhënë përkrahje të plotë njësive policore që të bëjnë punën e tyre në shërbim të popullatës. Ata duhet ta dinë se popullata është me policinë dhe i përkrah, por edhe ata duhet të bëjnë punën 100%. Ka raste kur policët nuk e bëjnë punën e tyre si duhet, dhe për këtë tani më ne kemi lexuar se edhe janë ndëshkuar, bile edhe prej pune i kanë përjashtuar! Policia në shtetet demokratike është në shërbim të popullatës, dhe këtë duhet ta kupton edhe policia jonë. Kur policia thirret në telefon, nuk ka ai çka të pyet më ku, si çka, përse, por ai duhet të intervenon menjëherë. Nëse telefonata ka qenë alarm fals, është lehtë të gjendet personi nga të dhënat e nr. të telefonit, qoftë ai edhe anonim të paraqitet, edhe pse nuk besojmë se ndonjë do të merrte guximin të alarmon policinë prej qejfit! Sipas asaj që na shkruajnë qytetarët, ata duan rend, qetësi dhe pastërti në mjedisin ku jetojnë. Qetësia dhe rendni për fat të keq në Çair duhet të jetë prioritet i policisë, e cila e përsërisim kërkohet që të patrullon 24h00 në mënyrë permanente në tërë territorin e Çairit”, thonë nga DÇP.

Redaksia Portalb gjithashtu tentoi të merr edhe të dhëna nga MPB lidhur me numrin e aksidenteve dhe pasojat e tyre gjatë këtij viti, por nga sektori për informim na thanë se për këto të dhëna duhet kohë për t’i grumbulluar dhe se ditëve në vijim do të na i përcjellin.

Ndërkaq vetëm në qytetin e Shkupit vetëm për fundjavë kanë ndodhur 27 aksidente, kurse në komunën e Çairit një fëmijë i moshës 11 vjeçare humbi jetën pasi u përplas me një makinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button