Gjatë 24 orëve, 18 aksidente në Shkup, 17 të lënduar dhe një viktimë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 18 aksidente rrugore, njofton MIA.

Prej tyre, pesë janë me pasojë e dëmit material dhe nëntë janë me pasojë të lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike, tre bashkudhëtarë, tre çiklistë dhe një udhëtar në autobus.

Kanë ndodhur edhe katër aksidente me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy shoferë të mopedëve, dy bashkudhëtarë, një shofer i motoçikletës dhe një shofer i traktorit, ndërsa me lëndime më të lehta ka qenë një bashkudhëtar i mopedit.

Sot nga ora 6:15 minuta në rr. “Gjorçe Petrov” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një këmbësor e ka humbur jetën.

Në 24 orët e fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 63 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk kanë iu dhënë përparësi për kalim, këmbësorëve në vijat e shënuara për ta dhe pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe. Janë sanksionuar edhe 60 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritën e kuqe në semafor.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së trafikut policia ka larguar 88 automjete të cilët e kanë penguar zhvillim normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore “Vllado Angellovski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit.

Për sot nuk ka ngjarje të paralajmëruara të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacionit të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button