Dy zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Një zjarr në Shkup, një tjetër në Manastir, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Zjarrfikëset e qytetit të Shkupit nga ora 14:10 deri në orën 15:10 kanë shuar mbeturinat e djegura në rrugën “Skupi” në komunën e Karposhit. Ndërhyrja është kryer me një mjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës.
Dje nga ora 14:11 deri në orën 15:15, zjarrfikësit në Manastir kanë intervenuar me një mjet zjarrfikës në një deponi të egër të djegur në lagjen “Bair”.
“Në numrin e vetëm telefonues për emergjenca – 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.588 thirrje, nga të cilat “reale” – 54.85 përqind, dhe 45.15 përqind – për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. 61,03 përqind janë drejtuar në polici, 35,66 përqind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 1,84 përqind zjarrfikësve dhe 0,37 përqind në LAMM të thirrjeve aktuale në 112 në QMK”, thuhet në njoftimin e sotëm.