Në kuadër të Konkursit “Babilon – Gjenerata e Re” që organizohet nga Bashkimi Evropian, u përzgjodh fituesi më i mirë në përkthime. Konkursi i radhës do të hapet në pranverën e vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.
“Çmimin e këtij viti, Ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas ia dorëzoi Ivana Jakovovës për përkthimin nga anglishtja në gjuhën maqedonase të tregimit “Natë në Tunizi”, me autor Neil Jordan. Çmimi përfshin një udhëtim studimor në fushën e përkthimit”, njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Ky Çmim është ndarë në partneritet me Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, ndërsa organizohet me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.
Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs kanë studentët, të cilët mund të aplikojnë me përkthimet e tyre në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.