Në Maqedoninë e Veriut u shkatërrua grupi kriminal i përbërë nga 21 anëtarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 21 persona, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj tyre. Në këtë grup janë të përfshirë 20 persona nga Prilepi dhe një nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar në bazë të urdhrave gjyqësorë, janë realizuar bastisje te 31 persona, në gjithsej 36 lokacione, prej të cilave 33 në territorin e Prilepit, dy në territorin e Shkupit dhe një në territorin e Strugës”, raportoi Policia, duke sqaruar se janë arrestuar 20 persona.

Ata për një kohë të gjatë kanë kryer vepra penale në fushën e tregtisë së palejuar me drogë dhe krim ekonomik.

“Drogën (kokainën dhe marihuanën), N.V. e blinte nga persona të panjohur me origjinë nga Shqipëria, Struga dhe Dibra dhe e mbante në lokacione të sigurta në Shkup dhe në Prilep”, raportoi Policia.

 

 

ArrestimDrogë - lëndë narkotikeKontrabandë Trafikim me drogëKriminel(e) KriminalitetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)