Në zjarrin i cili sot shpërtheu në një objekt të firmës “F-Grupacioni” në Trubarevë e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, deklaroi drejtori i Drejtërisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov. Ai shtoi se nga perceptimi në terren, bëhet fjalë për vënie të qëllimshme të zjarrit, njofton Portalb.mk.
“Sot pasdite shpërtheu një zjarr i vështirë në firmën ‘F-Grupacioni’, e cila merret me mbeturina elektronike. Ka dy depo në fshatin Trubarevë të Shkupit, të cilët janë kapluar nga zjarri. Gjithashtu, kishte sasi më të madhe të plastikës, të cilët japin tym të dendur dhe të zi, ndërsa besoj se edhe tym toksik. Menjëherë afër objekteve të tyre ndodhen edhe dy objekte, në të cilët ka sasi më të madhe të mbeturinave plastike dhe të cilët pjesërisht janë kapluar nga zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, tha Angellov.
Qëllimi ynë fillestar, siç deklaroi, është që të mos lejohet përhapja e të mëtejme e zjarrit.
Ai informoi se kanë kërkuar ndihmë edhe nga njësitet zjarrfikëse fqinje dhe presin shifra shtesë të kamionëve ër shuarje të zkarrit të cilët do të ndihmojnë në ndërrim të zjarrfikësve tashmë të lodhur, të cilët janë pjesë e këtij tymi të dendur me maska speciale mbrojtëse dhe bombola oksigjeni për frymëmarrje.
Sipas tij, nga perceptimi në terren bëhet fjalë për vënie e qëllimshme e zjarrit.
Apeloi deri te të gjithë qytetarët që të raportojnë çfarëdo lloj sjellje të dyshimtë, si persona të cilët mbajnë tuba ose shishe me lëng të verdhë që mund të jetë benzinë ose njerëz të tjerë që sillen në mënyrë të dyshimtë, veçanërisht pranë ambienteve të këtilla. Qytetarët duhet të raportojnë në stacion policie ose të telefonojnë në numrin 112.
16:13 – Tym i zi po ngrihet përsëri mbi Shkup sot nga Trubareva, ku nga flakët e zjarrit është kaпluar fabrika e F – GRUPACIONIT e cila merret me mbeturina elektronike. Në shuarjen e tij po intervenojnë disa ekipe nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit të cilët paraprakisht janë intervenuar edhe në shuarje të një zjarri në ‘imentoren e vjetër në rrugën “Gornovranska” në Lisiçe të Epërme.
Në deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se ky është një sulm hibrid.
“Po digjen mbeturina plastike, mbeturina elektronike. Bëhet fjalë për njëfarë fabrikë ose depo për deponim të mbeturinave elektronike”, tha ai.