Zjarr në gjykatën e Kumanovës, janë djegur hapësirat ku ruhej arkivi

Mbrëmë, një orë e gjysmë pas mesnate, ka shpërthyer zjarr në bodrumin e Gjykatës Themelore të Kumanovës, ku gjendet arkivi, njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK). Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Kumanova kanë intervenuar me dy vetura zjarrfikëse, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë zjarrfikës, transmeton Portalb.mk.

“Zjarrfikësit nga NjTKZ Kumanovë kanë intervenuar në orën 01:35 në objektin e djegur në bodrum në objektin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kumanovë, ku gjendet arkivi i Gjykatës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy makina zjarrfikëse. Zjarri është i lokalizuar, por ekipi i NjTKZ Kumanovë është ende në terren”, njoftuan nga QRMK Kumanovë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

KumanovaZjarrZjarrfikës
Comments (0)
Add Comment