Pasi tentuan të vrasin një person në Shkup, tentuan të ikin përmes kufirit në Kosovë

Prokuroria ka filluar hetimet për tre persona që dyshohet se kanë tentuar të vrasin një person në një banesë në Shkup, ndërsa pas kryerjes së veprës penale, kanë tentuar të lëshojnë shtetin, transmeton Portalb.mk.

Tre të akuzuarit janë nga Turqia, sikurse edhe dy viktimat që u therën me thikë. Dy sulmuesit ishin kapur në kufirin e Bllacës, ndërsa njëri kishte arritën të kalon kufirin për në Kosovë.

Për personin e tretë është paraqitur edhe fletarrestim ndërkombëtar.

Ambasada e Turqisë në RMVArmëArratisjeBllacaProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMVTurqiaVendkalim kufitarVrasje - Ekzekutim