Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për financimin e produkteve zejtare në fondet e siguruara nga Komisioni Evropian. Mundësia për aplikim do të jetë deri më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.
“Thirrja do të jetë e hapur për vendet anëtare në Bashkimin Evropian dhe për vendet tjera nën kushte të caktuara, ndërsa kjo nënkupton se Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrë pjesë me dorëzimin e propozim-projekteve”, njoftuan nga Ministria e Kulturës.
Këto fonde janë të planifikuara për mbështetjen dhe promovimin e produkteve tradicionale zejtare dhe për mbështetjen e zejtarëve.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet patjetër të bashkëpunojnë përmes partneriteti transnacional me së paku dy shtete tjera, duke përfshirë edhe partneritetin turistike ndërkufitar.