Ish-reprezentuesi i Belgjikës, Radja Nainggolan është arrestuar si pjesë e një hetimi lidhur me trafikimin e kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut, ka njoftuar zyra e prokurorit publik në Bruksel, raporton Koha.net.
Policia federale e Brukselit kreu 30 kontrollime të hënën në mëngjes, kryesisht në zonën e Atwerpenit dhe brenda e përreth Brukselit, si pjesë e hetimit. Zyra e prokurorit konfirmoi se lojtarit i ishte “privuar liria në lidhje me këtë rast”.
Hetimi është i fokusuar në importin e supozuar të kokainës nga Amerika e Jugut përmes portit të Antwerpit dhe rishpërndarjen e saj në Belgjikë.