Mbaroi edicioni i tretë i Turneut ndërkombëtar “Shkupi Open 2026”

Në hapësirat e sallës së sportit në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, u mbajt edicioni i tretë i turneut ndërkombëtar “Shkupi Open 2026”, transmeton Portalb.mk.

Organizatorët, Klubi i Mundjes “Shkupi” këtë turne e vlerëson si një takim i sportistëve, kulturave dhe miqësisë përmes sportit.

Në këtë edicion morën pjesë rreth 300 garues nga Shqipëria, Kosova, Sllovakia, Rumania, Polonia, Greqia, Franca, Moldavia Turqia, Anglia, Bullgaria dhe vendi.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ashtu që njëkohësisht u zhvilluan tri ndeshje.

MundjeSportSport RMVTë rinj - Rini - Rinia