Ministria për energjetikë, miniera dhe burimet minerale në Maqedoninë e Veriut pret që vitin e ardhshëm të mbarojë lidhja e gazit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke vlerësuar se puna po ecën sipas planit, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, së bashku me NOMAGAS dhe operatorin grek të sistemit të transmetimit të gazit DESFA, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm për zbatimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë dhe Greqisë – një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës energjetike për vendin dhe rajonin”, njoftuan nga Ministria.
Në takimin ku morën pjesë udhëheqësit e Ministrisë, NOMAGAS-it dhe DESFA-s, u shqyrtuan aktivitetet për realizimin e lidhjes së gazit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.