(VIDEO) Polici festoi me armë në një dasmë, Policia e Maqedonisë së Veriut ngriti padi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj një punonjësi të policisë nën dyshimet se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një feste në oborrin e shtëpisë së tij. Ai do të pezullohet nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunësi policor i denoncuar, në oborrin e shtëpisë së tij familjare, gjatë një feste familjare dhe në prani të një numri të madh mysafirësh, ka shtënë disa herë me armë zjarri, duke rrezikuar jetën dhe integritetin fizik të personave të pranishëm”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj policit të Çashkës nën dyshimet se ka shkaktuar veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, bazuar në nenin 288, paragrafi 3 të Kodit Penal.

ArmëDasmaKomuna e ÇashkësMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut