Në Maqedoninë e Veriut kemi çmime mesatare të energjisë elektrike që lëvizin nga 6.379 denarë e deri 16.368 denarë për kWh, ndërkohë në disa kategori ka pasur edhe lëvizje të çmimeve, transmeton Portalb.mk.
“Krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, rënie e çmimit mesatar është shënuar te të gjitha grupet e konsumatorëve, përveç konsumatorëve me konsum vjetor më të vogël se 20 MWh dhe konsumatorëve me konsum vjetor nga 70 000 deri në 150 000 MWh”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti raportoi që çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë shënoi rritje për 1.3 përqind, krahasuar me pjesën e dytë të vitit 2025-të. Në këtë periudhë u regjistrua rënie e çmimit të gazit natyror te amvisëritë për 6.9 përqind, ndërsa te konsumatorët tjerë u regjistrua rritje nga 8 deri 17.8 përqind.