Në RMV nisi pagesa e shtesës prindërore për fëmijë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se vijon pagesa e shtesës prindërore për fëmijë për muajin shtator 2026, transmeton Portalb.mk.

Përfituesit e të drejtave monetare që zotërojnë një kartë debiti do të mund të tërheqin para të gatshme nga bankomatet, ose t’i përdorin fondet për pagesa pa para në dorë në pikat e shitjes, apo përmes shërbimeve të bankimit elektronik dhe atij nëpërmjet celularit.

Gjithashtu, përfituesit që nuk përdorin karta, duke filluar nga sot, mund t’i tërheqin mjetet e tyre në çdo filial ose filale bankare të hapur.

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)Ndihma sociale - Rast Social